Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pasi dy partitë në koalicion kanë shumicën dhe gjithashtu ka shtuar se është i hapur për dialog me opozitën, njofton Klan Kosova.
Mustafa këto komente i ka bërë gjatë një vizite në komunën e Shtimes ku edhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Naim Ismajli.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësive të bashkëpunimit të qeverisë me institucionet lokale. I pari i ekzekutivit ka premtuar ndihmë edhe për vërshimet që kanë ndodhur në këtë komunë, njofton Klan Kosova.