03.06.2016 · përditësuar para 3712 dite1 min lexim
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se dialogu i Brukselit me Serbinë është si rrjedhojë e pozitës së veçantë të cilën ka pasur Kosova në momentet kulmore të saj.
Për këtë gjë ai ka deklaruar se kanë rënë dakord me miqtë ndërkombëtarë, duke e cilësuar si mënyrë të normalizimit të raporteve me fqinjët dhe njohjes ndërkombëtare të vendit, njofton Klan Kosova.
"Ne jemi trajtuar si rast i veçantë, që as momentin e çlirimit të vendit, por as në shpalljen e mëvetësisë nuk i ka pasur të pëfunduar të gjitha modalitetet e shtetit".
"Për këtë arsye ne jemi dakorduar me SHBA-në dhe shtetet tjera mike që për këto arsye të diskutojmë. Ky proces nuk është aspak i lehtë, as për ne, as për qytetarët e vendit. Por jam i bindur që në të ka proces, sepse përmes tij kemi arritur që ta shtrijmë sovranitetin në të gjithë territorin e vendit dhe njohjen e vendit në nivel ndërkombëtar".
"Dihet se marrëveshjet mes kujt nënshkruhen, në çfarë niveli. Po ashtu nëse liberalizohen vizat, pranimi i pasaportave do të thotë që Kosova njihet ndërkombëtarisht".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.