Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.
Kreu i ekzekutivit e falënderoi diplomatin italian për përkrahjen e dhënë në avancimin e proceseve në Kosovë.
Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, kryeministri Mustafa theksoi kontributin e ambasadorit Ferrarese në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Italia është partner i rëndësishëm i Kosovës, me theks të posaçëm në proceset integruese evropiane dhe në zhvillimin ekonomik”, tha Mustafa.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, falënderoi numrin një të Qeverisë për bashkëpunimin e ofruar, duke shprehur përkushtimin për të vazhduar përkrahjen për Kosovën, transmeton Klan Kosova.