Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë në Kosovë.
Me këtë rast, Mustafa ka uruar që kjo festë të fuqizojë më tej vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore në shoqërinë kosovare dhe më gjerë.
“Urimet më të përzemërta, kryetari Mustafa i ka përcjellur edhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e përhershme të LDK-së për kontributin e tyre në shtetin e Kosovës”, thuhet në urim.