Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa duke i komentuar deklaratën e zëvëndësit të tij Branimir Stojanoviq sipas së cilës Brukseli duhet të bëjë presion ndaj Prishtinës për implementimin e marrëveshjeve midis të dyja vendeve, ka thënë se rreth kësaj çështjeje duhet të bëhet presion mbi Serbinë, njofton Klan Kosova.
Sipas tij nuk do të ketë Asociacion pa shuarjen e krejt strukturale paralele.
Këtë deklaratë numri një i Qeverisë e bëri derisa vizitoi komunën e Junikut ku edhe takoi edhe kryetarin Agron Kuçi.