Lajmet e fundit
Kryeministri i vendit Isa Mustafa, priti të enjten në takim gjeneralin Amerikan John Allen, i Dërguar Special Presidencial në Koalicionin Global Kundër ISIS-it

Allen e vlerësoi lart dhe e falënderoi kryeministrin Mustafa për kontributin e çmuar të Qeverisë së Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit.
Ndërkaq, shefi i qeverisë kosovare e njoftoi gjeneralin Allen për hapat konkret që janë ndërmarrë në këtë luftë, siç janë Ligji për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit, për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit,.