Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka përgëzuar presidentin e posa inauguruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, duke i uruar gjithë të mirat dhe suksese.
"Roli i presidentëve amerikanë ka qenë vital për Kosovën dhe qytetarët e saj, gjatë tri dekadave të fundit.Presidenti George H. W. Bush, në vitet '90, i vuri Vijën e Kuqe regjimit kriminal të Millosheviqit për Kosovën".
"Gjatë presidencës së Presidentit Bill Clinton, Kosova u çlirua. Presidenti George W. Bush dha kontribut esencial për pavarësimin e Kosovës. Administrata e Presidentit Obama, nën kujdesin e veçantë të zëvendëspresidentit Biden, e kishte në vëmendje të politikës së jashtme Kosovën".
"Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me lidershipin e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë".
"Qeveria dhe populli i Kosovës janë jetësisht të përkushtuar për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e bartur me krenari epitetin e "popullit më proamerikan në glob”.
Congratulations Mr. President Donald J. Trump!", ka shkruar Mustafa në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova