Lajmet e fundit
Kryeministri ka thënë se do t'i drejtohen Brukselit zyrtar për të sanksionuar hyrjen në Kosovë të Gjuriq, megjithë ndalesën në fuqi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se veprimi - hyrja ilegale në vend, e shefit të Zyrës Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ishte i ulët.
Ai ka deklaruar se për këtë shkelje të sovranitetit të republikës do ti drejtohet Bashkimit Europian, duke kërkuar sanksione, njofton Klan Kosova.
Gjuriq hyri dje në Kosovë, pa lejen e institucioneve të vendit, për të përuruar një pikë shitje të NIS, Industrisë së Naftës së Serbisë në veri.
I pyetur nga gazetarët se si ka arritur të hyjë në Kosovë, ai pati thënë se ka përdoruar të njëjtat rrugë që përdor Isa Mustafa për të shkuar në veri.