Lajmet e fundit

Në 17 vjetorin e vrasjes së veprimtarit Fehmi Agani, homazhet pranë varrit t tij pos familjarëve ka bërë edhe kryeinistri i vendit Isa Mustafa, bashkë me anëtarë të tjerë të LDK-së.
Mustafa u shpreh se në këtë përvjetor kujtojmë veprën e çmuar që la pas Fehmi Agani, dhe njëkohësisht deklaroi se do të jetë mirënjohës dhe falënderues gjithmonë për kontributin e tij dhënë për vendin.
Kryeministri po ashtu tha se institucionet e vendit janë në rrugë të mbarë në zbulimin e vrasjeve që u kryen gjatë dhe pas luftës. Ndërkohë, djali i veprimtarit Agani, Mentori, për Klan Kosovën tha se pavarësia e vendit edhe këto ditë që Kosova po i përjeton, janë çmimi për të cilin babai i tij e pagoi me jetë.