Lajmet e fundit

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit në parti.
Prandaj kjo Degë ka vendosur që të thërrasë Kryesinë e Zgjeruar, me datën 20 qershor, pjesë e së cilës është edhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Klan Kosova.
Siç njoftohet në komunikatën lëshuar për media Kryeministri Mustafa është thirrur, bashkë me sekretarin Ismet Beqiri, për të “asistuar në mbledhje dhe për të paraqitur faktet e një vendimi të shëmtuar".
"Kurse nënkryetari aktual i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, ftohet për të sqaruar anëtarësinë se çfarë synon me veprimet e tij, të cilat bien ndesh me vullnetin e shumicës absolute të anëtarëve të kryesisë”, thuhet në komunikatë.