Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë dhe transformimi i saj në Forcë të Armatosur, është në interes të gjithë qytetarëve të vendit.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë një vizite në Kazermën ,,New Born’’ të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Gjilan, ku bashkë me zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, u pritën nga Ministri i FSK-së Haki Demolli.
“FSK-ja është një forcë e cila çdo minutë, çdo sekondë është e gatshme të shndërrohet ose transformohet në Ushtri të Kosovës, përkatësisht në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe mbetet vetëm vendimmarrja politike të cilën duhet të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, transmeton Klan Kosova.