Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar lidhur me martesën e mbrëmshme të djalit të tij, Besnikut.
Ai ka thënë se sot është “një ditë e bukur sot, me diell sikur një urim për lidhjen martesore të Besnikut me Editën”.
Kryeministri i vendit, Mustafa ka thënë se në dasmën që është organizua mbrëmë ka kaluar çaste të paharruara me miqtë, shokët e familjarët, transmeton Klan Kosova.
“Ata që i njihja si shokë të shkollës, të lagjes e të punës, të Arbenit, Afërditës e Besnikut, mbrëmë i takova si familjarë; të rinj që kanë bërë emër në punën dhe profesionet e tyre, por që silleshin me dashurinë dhe afërsinë e kultivuar . U gëzova ashtu siç gëzohem për fëmijët e mi. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.