Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se fitorja e Koalicionit të Shpresës u vulos në manifestimin madhështor që u zhvillua këtë të enjte në kryeqytet.
“Mijëra qytetarë të Prishtinës dëshmuan se as blerja e votave dhe njerëzve të caktuar dhe as sondazhet e përpiluara nga koalicioni i panikut apo partia e molotovëve, nuk shprehin vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Më 11 Qershor, Fitore si në kohën e Ibrahim Rugovës!”, ka përfunduar ai.


