Lajmet e fundit

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka uruar Ditën e Fëmijëve, me ç’rast ka cilësuar fëmijët si pasurinë më të madhe të Kosovës.
Këtë urim Mustafa e bëri përmes një postimi në Facebook.
“Fëmijët dhe rinia janë pasuria më e madhe që i ka Republika e Kosovës.
Ne iu kemi borxh që përmes punës me ndershmëri dhe përkushtim t’iu hapim perspektivë jetësore, ekonomike, arsimore, edukative....
Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve” shkruan Mustafa.