Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka një datë të saktë se kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, porse kjo punë do të jetë e kryer në afatin e parapara dhe në fillim të marsit do ta kemi Presidentin të zgjedhur, njofton Klan Kosova.
Mustafa është shprehur edhe në lidhje me akuzat që i janë bërë se ai ka kërkuar nga zyrtarët e LDK-së që të mos prononcohen për çështjen e Presidentit.
Kryeministri ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe të gjithë në partinë e tij e kanë lirinë e plotë për të shprehur mendimet e tyre.
Mustafa këto komente i ka bërë në zyrën e tij në Kryeministrinë e Kosovës ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor Lokal.
Të rinjtë kanë kërkuar që t’u mundësohet puna praktike në Qeverinë e Kosovës dhe Mustafa u ka premtuar se do të punojë rreth kësaj çështjeje.