Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në çdo moment pritet ta fillojnë takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian në Bruksel, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Takimi në mes dy kryeministrave ishte paraparë të fillonte në ora 16:00, mirëpo agjenda ka ndryshuar dhe nuk është respektuar koha e paraparë e takimit.
Në dialogun trepalësh, tema kryesore do të jetë zbatimi i marrëveshjes themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Para se të hynin në takim trepalësh, së pari me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini është takuar kryeministri Isa Mustafa, ndërsa me Vuçiqin ishte takuar rreth orës 16:15.
Mogherini ka thënë se rifillimi i dialogut është i rëndësishëm për të dyja palët dhe është shumë e rëndësishme që të ketë progres në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Temë e këtij raundi dialogu të ndërmjetësuar nga Mogherini, do të jetë edhe situata e përgjithshme politike, sundimi i ligjit dhe dënimi i liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq e po ashtu edhe transporti ajror.