Lajmet e fundit
Gjatë takimit të 23 qershorit në Bruksel i cili do të zhvillohet në kuadër të dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri kosovar Isa Mustafa dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq do të bisedojnë edhe për "Parkun e Paqes" që ndodhet mbi urën në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi.
“Po, në këtë takim do të bisedohet edhe për heqjen e “Parkut të Paqes”, ka thënë Abrashi.
Për të njëjtën çështje do të flasin në Bruksel edhe udhëheqësit e komunës jugore dhe verioroe të Mitrovicës, Agim Bahtiri si dhe Goran Rakiq.
Abrashi ka bërë me dije poashtu se në bisedimet e 23 qershorit pala kosovare dhe ajo serbe do të diskutojnë edhe për telekomunikacionin dhe kodin telefonik si dhe çështjen e energjisë.