11.02.2017 · përditësuar para 3458 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën Ambienti i Biznesit 2017 ka thënë përsëri se korrupsioni në Kosovë është më shumë perceptim se realitet.
Ai ka përmendur raportin e Transparency International lidhur me nivelin e korrupsionit për të ilustruar këtë bindje të tij, njofton Klan Kosova.
"Në raportin e fundit të Transperency International, raportohet se 65 % e qytetarëve tanë e shohin korrupsionin si problemin kryesor në vend, në anën tjetër qytetarët e Kosovës shprehën se 10 për qind e tyre janë ballafaquar me kërkesa të drejtpërdrejta për mito në shërbime të ndryshme. Në këtë rast shohim se perceptimit realiteti sa i përket korrupsionit nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.