Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar popullin amerikan për tragjedinë e Orlandos ku nga një person i armatosur u vranë 50 persona, ndërsa 53 të tjerë mbetën të lënduar, njofton Klan Kosova.
“Populli i Kosovës ndanë dhimbjen me viktimat e Orlandos. Ngushëllime familjarëve, popullit amerikan dhe organeve shtetëore. Së bashku do ta mposhtim terrorin”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Twitter.
Pos Mustafës, sulmet në Orlando të Floridës i ka dënuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Dënojë fuqishëm këtë akt monstruoz të dhunës në Orlando të Floridës. Zemrat dhe mendjet tona janë më viktimat dhe familjet amerikane. Kosova qëndron me SHBA-të dhe popullin e saj”, ka shkruar Presidenti Thaçi në Twitter, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.