Lajmet e fundit

Isa Mustafa u shfaq në Kuvend me goxha disponim.
Mbase për shkakun se në seancën e së enjtes, kryeministri nuk do të përballej më me shumë se një pyetje parlamentare.
Vetëm deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i parashtroi një pyetje për mundësinë e krijimit të një aviokompanie shtetërore.
Mustafa, menjëherë iu përgjigj, duke thënë se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
Edhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi i cili poashtu u pa mirë me humor, mori pyetje vetëm nga deputeti Ilir Deda i cili mori përgjigje të mënjehershme.
Në këtë seancë, deputetët i kanë zgjedhur edhe katër anëtarët e bordit të RTK-së dhe është shqyrtuar edhe projektligji për Letërnjoftimet.
Kronikë nga Dibran Istrefi.