Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa do të paraqitet sot në interpelancë për çështjen e shfrytëzimit të thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Kjo interpelancë është inicuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi, ndërkaq është mbështetur nga 15 deputetë nënshkrues, transmeton Klan Kosova.
Pos kreut të ekzekutivit interpelancë në seancën e nesërme parlamentare do të ketë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavilecinë lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.
Gjatë kësaj seance, pritet të mbahen edhe dy debate parlamentare njëri, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga nëntë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku.