Lajmet e fundit

Zyra e kryeministrit Isa Mustafa ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë së tij në Facebook, kjo llogari do të deaktivizohet, deri në rritjen e masave të sigurisë.
"Gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të njëjtat do të denoncohen në organet kompetente" thuhet në njoftimin e kësaj zyreje..
"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke falënderuar përkrahësit dhe të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, njofton se me kryeministrin Isa Mustafa mund të komunikojnë në çdo kohë përmes Zyrës për Komunikim Publik në ZKM" thuhet në njoftimin e kësaj zyreje, transmeton Klan Kosova.