Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit , Isa Mustafa, priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniç, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
Numri një i qeverisë përmes të ngarkuarit me punë, Miljaniç, uroi Malin e Zi për ditën e pavarësisë.
“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mali të Zi, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mira, poashtu jemi të interesuar për vazhdimin e thellimit të tyre në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, tha Mustafa.
Në takim u bisedua edhe për çështjen e demarkacionit dhe pozitën e komunitetit malazez në Kosovë.
Nga ana tjetër, zyrtari malazez i vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në interes të popujve dhe shteteve tona edhe në të ardhmen.