16.10.2015 · përditësuar para 3942 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë shndërruar polemika mes tyre në Facebook, njofton Klan Kosova.
Mustafa kishe drejtuar një akuzë në adresë të Haradinajt, pasi që ky i fundit fillimisht e kishte përmendur Mustafën në një televizion publik.
Më pas Kryeministri e ka shlyer postimin, duke thënë se nuk ishte bërë më kontrollin e tij.
“Pak më parë më është dashur ta fshijë një postim në llogarinë time Facebook, të postuar pa kontrollin tim”.
Ndërkohë Haradinja ia ka kthyer Mustafës po në Facebook.
“More Isë, për Radoniqin Tribunali i Hagës i ka gjetur fajtorët dhe ata janë gjeneralët serbë Gjorgjeviq e Llazareviq, të cilët mund t'i kesh njohur e bashkëpunuar me ta, sepse që të dy kanë shërbyer në Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj.
“Kështu e ka jeta, të gjithë diktatorët e kanë të njëjtin fat, të njëjtin fund”, përfundon postimi i tij.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.