Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit isa Mustafa i cili një ditë më parë ka paralajmëruar rritje pagash për shërbyesit civil, punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë edhe ditën e sotme e ka filluar me këtë çështje.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova ka treguar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, stabilitet buxhetor dhe disiplinë shembullore financiare.
"Në mbledhjen e Qeverisë kërkova të përgatitet rritja e pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë. Kemi treguar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, stabilitet buxhetor dhe disiplinë shembullore financiare", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.