Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në një postim të tijin në Facebook, ka folur për orientimin pro-amerikan të presidentit Ibrahim Rugova.
Mustafa ka kujtuar një vizitë që ai bashkë me ish kryeministrin e Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi dhe Rugovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Rugova i kishte folur për orientimin e Kosovës kah SHBA-ja.
"Në vitin 1998 isha në Ëashington me Kryeministrin e atëhershëm të Qeverisë në ekzil, z. Bujar Bukoshi. E takova Presidentin Rugova, i cili ishte atje për takime të nivelit më lartë dhe në bisedë e sipër më tha: “Amerikanët janë miqtë tanë, shpresat i kemi te ta. Lirinë tonë dhe shtetin tonë mund ta bëjmë vetëm me përkrahjen e tyre”. Doli ashtu si e tha Rugova, SHBA-të na ndihmuan të lirohemi nga pushtimi, dhuna e represioni serb, të ndërtojmë shtetin e pavarur, ta njeh pavarësinë tonë numri më i madh i vendeve anekënd globit. Rugova kishte besim të pakufi në SHBA, ky ishte besimi i qytetarëve të Kosovës që ai i përfaqësonte, dhe sot ky besim është i palëkundur. IM
(Një foto me Presidentin Rugova dhe Akademik Mark Krasniqi)"