Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka siguruar kryetarët e komunave të Kosovës që projektet e tyre që kanë të bëjnë kryesisht me punësimin dhe zhvillimin ekonomik do të jenë prioritet i Qeverisë së tij
Ai ka deklaruar se do të jetë përkrahës dhe bashkërisht me ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të angazhohen që të zgjidhen të gjitha problemet që i rëndojnë komunat e Kosovës.
Ai këto deklarata i bëri me rastin e promovimit të fillimit të implementimit të Stategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, njofton Klan Kosova.