Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa do t`i përgjigjet ftesës për t`u paraqitur në dy interpelanca të thirrura nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kreu i ekzekutivit do të rrëfehet sot para deputetëve për situatën aktuale në pjesën veriore të Kosovës, si dhe për kodin telefonik shtetëror.
Lajmin se Mustafa do të flas për këto dy çështje para ligjvënësve e ka konfirmuar për Klan Kosova edhe këshilltari i tij, Faton Abdullahu.