Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se ai do ta ftojë për një bisedë ministrin e tij nga komuniteti serb, Ljubomir Mariq, i cili ditë ma parë në një intervistë për një televizion serb ishte shprehur kundër pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, njofton Klan Kosova.
Mustafa, i pyetur nga gazetarët për deklarimet e vartësit të tij në Qeveri, pohoi se do ta ketë një bisedë me serbin për këtë deklaratë të tij.
Kryeministri në këtë paraqitje ka folur edhe për plotësimin e vendeve vakante në Qeveri.
Ka thënë se ende nuk i ka pranuar emrat e propozuar nga partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.