Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa në pritjen zyrtare për Festën e Pavarësisë të organizuar nga ai dhe presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se 17 shkurti është aspirata e shqiptarëve, dëshira e ish-presidentit Ibrahim Rugova, kurorëzimi i lirisë së UÇK-së dhe secilit qytetarë të Kosovës.
Mustafa ka thënë se Kosovë për 8 vite pavarësi dhe 17 vite liri ka pasur shumë ngecje dhe dështime.
“Por ju sigurojë se do ta luftojmë korrupsionin si dhe qytetarët do ti mundin tendencat e infiltrimit radikal në Kosovë”.
Mustafa ka folur edhe për ngjarjet politike që kanë ndodhur gjatë gjashtë muajve në Kosovë.
“Populli thotë së nuk ka shtëpi pa tym dhe pa idhnim, por ne shumë shpejtë do të tregojmë se nuk i dorëzohemi tymit dhe dhunës”.
“Ne do të punojmë që të anëtarësohemi në organizatat atlantike”.
“Ne se qeveri jemi të vetëdijshëm se lufta kundër papunësisë nuk është e lehtë, jemi duke punuar që ta zhvillojmë bujqësinë, sepse aty Kosova i ka kapacitetet”.
Ndërsa vitin 2015 Mustafa e ka konsideruar si shumë të rëndësishëm.
“Vitin që shkoi kemi nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian si dhe jemi bërë pjesë e Korporatës së Sfidave të Mileniumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Mustafa tha se shpejtë janë duke e pritur rekomandimin pozitiv për liberalizim të vivazve.