“Bashkë e çliruam dhe e pavarësuam, së bashku do ta bëjmë Kosovën shtet të fuqishëm, të integruar në strukturat euroatlantike dhe të zhvilluar ekonomikisht”, u ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shqiptarve që jetojnë në disaporë, njofton Klan Kosova.
Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se gjatë këtyre muajve të verës kur shqiptarët që jetojnë jashtë vendit vizitojnë Kosovën, do të kenë shërbime dhe kujdes të posaçëm nga administrata kosovare.
“Në kuadër të ditëve të diasporës, sot në Kosovë ka filluar fushata ‘Ti je pjesë e Atdheut’, me fokus në regjistrimin e diasporës. Andaj, duke ju uruar qëndrim të këndshëm në Kosovën tuaj, ju inkurajojmë që të regjistroheni në mënyrë që të fuqizojmë në të gjitha aspektet bashkëveprimin me ju. Ju, bashkatdhetarët tanë, jeni vlerë e jashtëzakonshme e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.