Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka ngushëlluar kancelaren Angela Merkel dhe popullin gjerman, pas sulmit terrorist në Berlin, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe shumë të tjerë u plagosën.
Mustafa është shprehur i shokuar nga ky akt terrorist, duke theksuar dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve të Kosovës.
Kreu i ekzekutivit ia ka përcjellë ngushëllimet edhe ambasadores gjermane në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një takimi të zhvilluar sot.
Ai ka dënuar edhe sulmin e mbrëmshëm në Cyrih të Zvicrës. transmeton Klan Kosova