Lajmet e fundit

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike, Muhamet Mustafa, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se tërheqja e Demarkacionit me Malin e Zi nga pika rendit të ditës së sotme në Kuvend, nuk do të thotë që është problem i tejkaluar.
‘’Mendoj që sot nuk është votuar përfundimisht kundër demarkacionit. Nuk duhet të nxjerrim konkluza që ka mbaruar Demarkacioni.’’
‘’Kjo është një situatë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur për ta zgjidhur këtë problem. M’lejoni që të mos pajtohem, shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje gjithmonë me një koncesion. Duhet të jemi të vetëdijshëm që serbët nuk mund t’i shlyejmë, ata janë qytetarë të Kosovës.’’
‘’Shtyrja e seancës së demarkacionit, është një mundësi që të gjendet një mundësi që të mos ketë zgjidhje pa ndonjë kushtëzim për këtë çështje. Është krijuar situatë e keqe menaxhimi. Opinioni ka qenë i bombarduar në mënyrë agresive me një informacion të një-anshëm. Komisioni dhe forcat tjera politike nuk kanë dhënë informacion të duhur për publikun për ta kuptuar çështjen e Demarkacionin. Kriteri kadastral është i determinuar.’’, njofton Klan Kosova.