Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar ndodhin e 26 vjetëve më parë kur 111 deputetë shpallën deklaratën kushtetuese e cila barazonte juridikisht Kosovën me pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, njofton Klan Kosova.
“Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990 i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.
“Mbi një çerekshekulli më parë, më 2 korrik deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, të njohur si Deklarata e 2 Korrikut. Është ky një akt me vlera të veçanta historike, i shpallur në rrethana dhe kohë tepër të vështira, nga njerëz të vendosur dhe të përkushtuar për vendin e tyre”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.