Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa e ka cilësuar si shumë të suksesshme vizitën e tij në Gjermani.
Gjatë raportimit para kabinetit qeveritar për qëndrimin në Berlin, ai ka thënë se gjatë një orë e gjysmë bisede me kancelaren gjermane Angela Merkel kanë folur për marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë.
Shefi i qeverisë kosovare theksoi se me zyrtaren gjermane diskutuan edhe për çështjen e Gjykatës Speciale, dialogun me Serbinë si dhe luftën kundër korrupsionit.
"Kancelarja Merkel ka insistuar që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi, ndërkaq ne jemi zotuar që ky dialog do të përfundoj me sukses" tha Mustafa.
Ky i fundit poashtu ka bërë me dije se e ka marrë përkrahjen e Merkelit edhe sa i përket zhvillimit ekonomik si dhe çështjes së energjisë.
Ndërkaq sa i përket rastit "Bilfinger"ai ka thënë se kjo punë do të konkretizohet, njofton Klan Kosova.