Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se sivjet në Kosovë do të ketë rritje ekonomike mbi 4 për qind, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, kjo ka ndodhur si pasojë e punës së tyre.
"Ne për herë të parë në histori, pra kjo Qeveri do ta bëjë buxhetin shtetëror 2 miliardë euro", ka deklaruar ai.
Kështu Mustafa ka thënë në konferencën “Politikat e Qeverisë për avancimin e statusit të gruas në shoqëri” që është organizuar në kuadër të zgjedhjeve të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në konferencë po marrin pjesë, ministra, deputete të LDK-së dhe 120 anëtare të strukturave të Forumit të Gruas të kësaj partie nga të gjitha degët, njofton Klan Kosova.