Lajmet e fundit

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta pasuar atë në postin e shefit të ekzekutivit, Avdullah Hoti është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës.
"“Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën. Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ky reagim i tij erdhi një ditë pasiqë PDK, AAK e Nisma arritën koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.