Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ata që po e kritikojnë partinë e tij janë askush dhe individë që LDK-në e ka braktisur edhe në kohën e Ibrahim Rugovës.
":Askush s’guxon të godas konkretisht e as t’i grushtojë verbalisht baballarët dhe patronët e korrupsionit, krimin dhe kriminelët, subjektet në të cilat veprojnë ata, as të tallet me ta, sepse ata ua kthejnë me grusht i përnjëmënd ( dhe jo vetëm me grusht); ata e kanë kapur shtetin, po bëjnë çfarë po donë, kurse njerezit sikur ngushëllohen kur thonë “ pse a keni pritur diçka më mirë prej tyre”?! Prandaj i sulen LDK-së".
"Dhe mua më vjen mirë që njerëzit e kritikojnë LDK-në. Mburrem se LDK nuk ësht subjekt që brenda ka banditë e kriminelë dhe që askush nuk ka pasoja që na sulmon, që kritikon dhe shfryhet në LDK-në. Pasi nuk guxojnë të shfryhen te tjerët".
"Por kush janë ata që po e “godasin” LDK-në. Janë askushi. Individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shetitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve", ka shkruar mes tjerash ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.