Lajmet e fundit

Ka postin e kryeministrit e gradën e akademikut, ndërsa ka edhe burime të tjera të ardhurash por pasuria e tij nuk kalon shifra me gjashtë zero.
Kështu Isa Mustafa, refuzoi të pranojë se ai dhe djemtë e tij janë të kamur, aq sa thuhet në media.
Pos kësaj, në konferencë për media, i pari i ekzekutivit tha se vendit po i shkojnë punët mirë, pasi që u bë anëtarësimi në UEFA, dhe u rekomandua liberalizimi i vizave. Veçse datën e zbatimit ende nuk e di.
Duke mohuar se aksioni i arrestimit të grupit të ish-deputetit Azem Syla dhe dhjetëra personave tjera për krime ekonomike, pati lidhje me lajmin e mire nga Bruekseli, Mustafa përgëzoi organet e rendit për aksionet e tyre.
Kronikë nga Besnik Tahiri.