Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, Admiralin Amerikan Mark E. Ferguson III.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi Admiralin Ferguson për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, për integrimin e Kosovës në NATO dhe në BE, si dhe forcim të gjithanshëm të shtetit ligjor e të institucioneve demokratike.
Ai gjithashtu shprehu vlerësimet më të larta të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin që NATO, përmes trupave të KFOR-it, ka dhënë në vazhdimësi për proceset në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri e ka njoftuar Admiralin Ferguson se janë bërë të gjitha përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe se ky proces po bëhet në bashkëpunim edhe me komunitetet pakicë, në kuadër të procesit të pajtimit.
Gjatë takimit, Mustafa ka theksuar përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n, duke përfshirë edhe dialogun politik dhe angazhimet e fuqishme të Kosovës në kuadër të koalicionit global kundër terrorizimit.
Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, Admirali Amerikan Mark E. Ferguson III, vlerësoi të arriturat në Kosovë.
Duke vlerësuar lidershipin e kryeministrit Isa Mustafa në krye të Qeverisë së Kosovës, Admirali Ferguson veçoi rëndësinë e vazhdimit të proceseve evropiane