Lajmet e fundit

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka bërë thirrje Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe të gjitha organizatat vendore e ndërkombëtare të cilat merren me të drejtat e grave që të ndërhyjnë dhe t`i mbrojnë deputetet e opozitës.
“Ftoj urgjentisht Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe te gjitha organizatat vendore e nderkombetare qe merren me te drejtat e grave qe te nderhyjnë dhe ti mbrojnë deputetetet e opozites me të cilat po abuzojne lideret e tyre duke I detyruar te ushtrojnë dhunë dhe ti ekspozohen dhunës. Koleget e mija nuk e deshirojnë dhe as nuk meritojnë këtë trajtim”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova,