Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi LVV-ja ka propozuar Glauk Konjufcën për president.
Ajo ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas saj, ai nuk do të qeverisë, por të sundojë.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja thekson se Kosova nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve politike, pasi qytetarët nuk votuan për stagnim, as për arsyetime të pafundme, por votuan për përgjegjësi, veprim dhe institucione që funksionojnë.
“Populli i Kosovës i dha tri herë radhazi Albin Kurti besimin më të madh politik në historinë e pasluftës. Me krejt dështimet e tij në dy mandatet e para, qytetarët i dhanë një mandat me mbi 50% për të ndërtuar institucione stabile, për të marrë vendime dhe për ta çuar vendin përpara. Por sot, përballë bllokadave dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve, lind një pyetje legjitime: edhe sa shansa duhet t’i japë populli një qeverisjeje që nuk arrin ta kthejë besimin në rezultate?”.
“Kosova nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve politike. Qytetarët nuk votuan për stagnim, as për arsyetime të pafundme. Ata votuan për përgjegjësi, veprim dhe institucione që funksionojnë. Mandati i madh është përgjegjësi e madhe. Dhe kur një lider merr një besim kaq të fuqishëm nga qytetarët, ai nuk ka luksin të dështojë në detyrën më themelore: ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të shtetit, sepse, në fund, demokracia nuk matet me fjalë dhe premtime, por me rezultate konkrete për qytetarët. Albini nuk din e as nuk don me qeverisë, Albini don me SUNDU”, ka shkruar Musliu në Facebook, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.