Lajmet e fundit

Aktori, Sylvester Stallone ndonëse ka mbushur 69 vite, ai akoma është në formë shumë të mirë.
Stallone ka luajtur rolin e tij si Rocky Balboa 40 vite më parë por akoma ruan pothuajse linjat e njejta trupore si dikur.
Ai u pa të shtunën në Los Anxhelos derisa kishte veshur një këmishë që vinte në pah muskujt e tij,
Aktori kishte veshur një palë pantollona të zeza dhe një këmishë që kopsat e saj pothuajse ishin hapur nga muskujt e theksuar të aktorit, transmeton Klan Kosova.
Aktori pritet të luajë sërish rolin e tij të Rocky Balboa në filmin “Creed” që do të lansohet në muajin nëntor.
Ndërsa traileri i këtij filmi ka treguar se flitet për rolin e Stallone i cili mëson një luftëtar të ri për teknikat e boksit.