Kremlini ka shfaqur një fotografi, në të cilën shihen Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryeministri Dmitry Medvedev në rezidencën presidenciale ruse, afër Detit të Zi, të shtënë e kaluar, duke ushtruar muskujt, vetëm disa ditë pasi që u zbuluan sondazhet negative për Putinin, shkruan Politico.eu, transmeton Klan Kosova.
Putin dhe Medvedev u fotografuan duke ngrënë mëngjes së bashku dhe më pas duke bërë grill, pasi që fillimisht ushtruan së bashku në Bocharov Ruchi, afërt qytetit Sochi.
Sipas njoftimeve të lëshuar nga Kremlin, thuhet se ata e shfrytëzuan takimin e tyre për të diskutuar aktualitete politike, pasi u publikuan rezultatet e sondazheve.
Përkrahja për Putinin, sipas sondazheve, ka rënë nga 80 për qind vitin kaluar në 72 për qind.
Arsye për këtë rënie të përkrahjes thuhet së është konflikti i Rusisë me Ukrainën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.