08.10.2016 · përditësuar para 3585 dite1 min lexim
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka mbajtur fjalimin kryesor në manifestimin e Kongresit Paneuropa, që po i mban punimet në Vjenë, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast zëvendësministri Murtezaj, para pjesëmarrësve të shumtë, gjatë fjalimit është përqendruar në ardhmen e Europës dhe të Kosovës si pjesë e saj, thuhet në njoftimin për media.
Murtezaj ka deklaruar se “Kosova është Europë dhe se Europa është fati ynë i përbashkët”.
Ai ka shtuar se shtuar se Evropa duhet të ju ofrojë qytetarëve të Kosovës mundësi për të qenë pjesë e saj.
“Kosovës dhe qytetarëve të saj, në veçanti të rejave dhe të rinjve të ju ofrohet perspektiva europiane. Na jepni mundësinë dhe do të shihni që do të jemi evropianë të mirë", është shprehur Murtezaj, derisa i ka siguruar të pranishmit për vizionin e palëkundur evropian të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.