Lajmet e fundit

Aktorja 36 vjeçare Paige Butcher tashmë është duke treguar shenjat e para të shtatzanisë.
Ajo kishte veshur një fustan të ngjitur për trupi, për një shëtitje me të dashurin e esaj Eddie Murphy, të shtunën në Los Angelos.
Me të dashurën e tij australiane, 54 vjeçari ka vendosur të bëhet baba për të nëntën herë.
Eddie dhe Paige do ta mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku në muajin maj të vitit të ardhshëm, pasi që ata janë çift që nga viti 2012, transmeton Klan Kosova.
Eddie ka pesë fëmijë me ish gruan Nicole Murphy me të cilën ai u divorcua në vitin 2006 pas 22 viteve martesë.
Ai poashtu ka edhe tre fëmijë të tjerë jashtë martese me ish këngëtarën e Spice Girls, Melanie Brown.
Një burim tha për Daily Mail se Murphy i adhuron të gjithë fëmijët e tij dhe është një njeri shumë familjar.