Lajmet e fundit

Real Madrid e ka mposhtur me rezultat 4:1 Mallorca.
Golin e parë në "Santiago Bernabeu" e shënuan mysafirët nëpërmjet sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi, në minutën e 35-të.
Edhe pse të parët në epërsi "Piratët" nuk arritën të fitojnë.
Rezultati u barazua në fundin e pjesës së parë me Federic Valverde.
Në minutën e 72-të erdhi goli i epërsisë për "Los Blancos".
Për 2:1 shënoi Vinnicius Junior, në minutën e 72-të.
E dy gola të shpejtë u shënuan deri në fund të takimit.
Në minutën e 89-të shënoi Rodrygo dhe në të 93-tën Antonio Rudiger, i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 4:1.