Mallorca ka shënuar fitore ndaj Villarrealit, me rezultat 4-2, në kuadër të La Ligas.
Më i dalluari në ndeshje ishte Vedat Muriqi, i cili gjeti rrjetën e golit dhe po ashtu asistoi.
Ai asistoi në golin e parë, që Tino Kadeëere e shënoi, në minutën e 20’.
Kosovari, golin e realizoi në pjesën e dytë, në minutën e 63’.
Për Muriqin, ky ishte goli i nëntë në elitën e futbollit spanjoll, deri më tani këtë sezon.
Mallorca pas fitores kalon në vendin e tetë me 31 pikë të grumbulluara nga 22 ndeshje. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.