Lajmet e fundit

Ai është në një formë fantastike dhe dëshiron të vazhdojë në këtë mënyrë.
Një ditë shënon, një ditë asiston.
Vedat Muriqi asnjëherë nuk mungon në një ndeshje për Fenerbahçen, ku janë në pyetje golat dhe asistent.
Në ndeshjen e fundit për vitin 2019, Fenerbahçe mori pikët e plota në udhëtim te Rizespori dhe në këtë ndeshje, edhe pse nuk shënoi – Muriqi asistoi, duke lënë gjurmë edhe njëherë.
Muriqi asistoi te goli vendimtar për 2-1 i shënuar nga Jailson në minutën e 70-të, që doli të jetë gol i tri pikëve.
Ky ishte asisti i pestë për Muriqin në Turqi këtë edicion, derisa ka realizuar 11 gola në 17 paraqitje.