13.09.2020 · përditësuar para 2149 dite1 min lexim
Skuadra e Lazios e ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë futbollisti i tyre më i ri.
Muriqi ka mbërritur në Romë, kur nesër ai do t'i kryej testet mjekësore.
Së shpejti futbollisti i Kosovës mund ta veshë fanellën e "romakëve".
Përmes një postimi zyrtar në “Twitter”, Lazio ka prezantuar sot sulmuesin kosovar para tifozëve të vet.
Nëse finalizohet operacioni "Muriqi" do të jetë e vlefshme 17.5 milionë euro plus pesë milionë euro shtesë.
26-vjeçari pritet të firmos një kontratë pesë vjeçare me Lazion me një kontratë në vlerë prej, 17.5 milionë euro plus pesë milionë bonuse shtesë.